Rreth nesh





Ndërmarrja tregtare dhe shërbyese “Dafi Company” u themelua në vitin 2002, e cila gjendet në komunën e Ferizajt afër Camp Bondsteel në një pozitë mjaft të përshtatshme për të zhvilluar këtë biznes.

Ideja për ta formuar një ndërmarrje e tillë e cila merret me shërbimin e betonit, u krijua nga vëllezërit të cilët kishin ushtruar këtë punë jashtë Kosovës.

Duke pasur parasysh vështirësitë të cilat hasen gjatë ndërtimit të objekteve, e kishin parë të arsyeshme që të hapnin këtë biznes, që në njëfarë mënyre ishte më se e nevojshme në rrethinën e Ferizajt për këtë lloj ndërmarrje.

Pasi që themeluesit e njihnin ecurinë e punës për një ndërmarrje të tillë, nuk e kishin të vështir të qaseshin në treg dhe shumë lehtë filluan ti ofrojnë shërbimet e tyre për shumë qytetarë…

Pozicionimi i përshtatshëm si dhe investimi i duhur në mjete transporti të reja si pompa dhe auto betoniera, bëjnë të mundur transport të shpejtë dhe të sigurt në çdo destinacion.

Fabrika e betonit është e digjitalizuar, prodhim i vitit 2002, me kapacitet prodhues 120 m3/orë.

Kompania ka një laborator modern dhe një staf të specializuar me inxhinierë të cilët monitorojnë prodhimin me cilësitë e betonit komfort standardit EN 206-1.

Në dispozicion të transportit janë 5 auto pompa dhe 12 auto betoniera.

• Ndërtim i ulët dhe i lartë sipas standardeve të ndërtimit

• Objekte afariste dhe banesore

• Shtëpi banimi

• Objekte Ekonomike

• Rregullimin e Urave etj.

Kompania jonë bën prodhimin e të gjitha klasave të betonit sipas standardeve të ndërtimit, si dhe transportin deri në destinmin final. Bëjmë edhe prodhimin e të gjitha fraksioneve të zhavorrit, shitja dhe transportimi deri në destinacionin final. Gjithashtu bëjnë edhe furnizimin me të gjitha llojet e materialeve ndërtimore.

• Hartimi i recetës së klasave të betonit, që prodhohen në fabrikë, kryhet me ndihmën e një programi kompjuterik, pasi futen të dhënat për të gjithë materialet përbërëse të betonit, bazuar në analizat paraprake të tyre.

• Disa nga kategoritë e betonit mund të jenë:

• C-15

• C-20

• C-30 deri në

• C-40

• Dhe tani qytetarët e kanë më të lehtë për ndërtimin e objekteve të tyre, pavarësisht kushteve dhe lartësive të cilat mund t’i posedoj objekti me anë të mjeteve dhe teknologjisë e bëjnë që punët të kryhen më lehtë dhe klientët të mos jenë të brengosur ngase kjo ndërmarrje ua lehtëson punën e tyre.


SEGMENTIMI I TREGUT


• Dafi Company kryesisht vepron në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe vendet për rreth. Ka një shtrirje të gjerë me shërbimet e saj. Dafi ofron shërbime për ndërtime të objekteve të ndryshme afariste, banesore.

• Merr parasysh nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe kryen punët e tyre me shumë korrektësi dhe seriozitet.

• Ndërmarrja jon me shërbimet që ofron përfshin një treg të gjerë nga të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbim të betonit për ndërtimet e tyre, duke klasifikuar objektet në bazë të hapësirës të cilën zë mbi sipërfaqe, dhe funksionit që ka ai objekt qoftë banesorë, shtëpi banimi, shkolla etj.

• Përfshihemi nga shumë kategori ndërtimi, ngase dihet që në ditët e sotme betoni ka një performanc mjaft kualitative dhe ka një përdorim shumë të gjerë në gjithë Botën për ndërtime, ngase qëndrueshmëria e gjatë dhe kualiteti i lartë e bëjnë të jetë e tillë.

• Dafi Company të gjitha të hyrat i krijon nga shërbimet të cilat i ofron dhe i kryen me punën të cilën e bënë. Kërkohet mjaft shumë nga kompani të ndryshme ndërtimi, si ato profesionale dhe ato më të thjeshta ngase koha e transportimit të betonit është e limituar dhe këtë proces e realizon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me shumë efikasitet.

• Pasi kemi arritur të jem të suksesshëm në tregun Kosovarë me shërbime mjaft cilësore dhe me standarde të larta të betonit, kjo e bënë që ne të jemi një ndërmarrje mjaft e suksesshme në tregun tonë Kosovar.